Kur vjen puna tek përfitimet shëndetësore, reputacioni i kafesë vërvitet në ekstreme. Pirja e dy deri në pesë filxhanëve kafe në ditë mund të na mbrojë nga sëmundjet e zemrës, diabetit e disa llojeve të kancerit.
Advertisements
Ama tek disa njerëz, e njëjta sasi ose edhe më shumë mund të shkaktojë ankth, nervozizëm dhe pagjumësi.
Advertisements
Një studim i publikuar në “New England Journal of Medicine”, sugjeron se një qasje e moderuar ndaj kafesë është mënyra më e mirë për të korrur përfitime.
Bazuar në rishikimin e 95 studimeve, autorët e këtij raporti rekomandojnë kufizimin e konsumit të pijeve me përmbajtje kafeine, deri në 400 miligramë në ditë.
Kjo sasi është e barazvlefshme me 4-5 filxhanë kafe në ditë. Ajo i ndihmon njerëzit të marrin përfitimet më të mira të kafesë, por nga ana tjetër kanë më pak efekte anësore prej saj.
Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga stresi, ankthi e pagjumësia, duhet të tregohen shumë të vëmendshëm ndaj konsumit të kafesë.
Ata duhet të jenë të vëmendshëm edhe ndaj mënyrës si ndihen pas pirjes së kafesë dhe ndikimit të saj në cilësinë e gjumit. Ky i fundit është thelbësor për mirëmbajtjen e stresit dhe të ankthit.
Konsumi i tepruar i kafesë mund të kthehet shumë shpejt në një cikël vicioz energji-ankth-pagjumësi – tension i lartë gjaku.
Sipas ekspertëve, një grua që peshon 80 kg nuk duhet të pijë më shumë se 250 mg kafeinë në një periudhë 24 orëshe.
Ekspertët kanë përpiluar një listë praktike me dhuratat bujare të nënës Natyrë, të cilët kanë të njëjtën veçori si kafeja në aspektin e energjisë.