Qytetarët shpërthejnë ndaj “Raiffeisen Bank”: Pse nuk thoni të vërtetën për sulmin kibernetik?!

by editor

Per shume ore faqja e Raiffeisen Bank dhe aplikacionet e saj si per individet dhe bizneset, dolen jashte funksionit diten e djeshme.

Advertisements

Kjo nuk eshte nje ngjarje e izoluar pasi transaksionet permes kartave te Raiffeisen Bank kane probleme tashme prej disa ditesh

Advertisements

Vetem pasi i la klientet pa sherbim pa asnje lajmerim e shpjegim, kjo banke eshte kujtuar te publikoje nje lajmerim formal ne rrjetet sociale ku ne fakt jo vetem qe nuk shpjegon asgje cfare ka ndodhur, pasi nuk ka asnje fjale per daljen jashte funksionit te sherbimeve, por edhe genjen duke pretenduar se sherbimet jane rikthyer.

Kjo nese i referohemi komenteve te qytetareve, te cilet hedhin poshte pretendimet e Raiffeisen Bank se sherbimi eshte rikthyer:


Pse nuk thoni te verteten qe patet nje sulm DDOS nga hakerat ruse? Apo kujtoni se kohen e sotme nuk merresh vesh lajmi- shkruan nje qytetar.

Te tjere thone se kane ende probleme me webin, aplikacionin dhe sherbimet e bankes.Nderkaq nje qytetar, a shfrytezuar rastin per te bere edhe nje tjeter kritike ne adrese te kesaj banke:


Mire do beni te hapni ndonje filial ne Memaliaj,se sa here qe vem ne Tepelene banka mbyllet perkohesisht se jan duke numeruar leket dhe si numerojne dot duan dy ore. Per nje sherbim duhet te vem disa here- shkruan qytetari.

Diten e djeshme faqja e Raiffeisen Bank doli offline dhe ishte jashte funksionit si pasoje e nje sulmi kibernetik te kryer ndaj disa operatoreve ne Shqiperi.

Transaksionet me kartat e kesaj banke kane qene te pamundura dhe jo funksionale prej disa ditesh.

You may also like