Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio me Elona Duro ka qenë Krisa Çaushi. Moderatorja dhe ish-banorja e këtij edicioni, u eliminua nga loja duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother.
Advertisements
Ajo bëri një analizë më të hollësishme dhe sqaroi gjithçka rreth reagimit që ka bërë së fundmi në lidhje me deklaratën e Tirit brenda shtëpisë së BBV që ai ka një pëlqim.
Advertisements
Tirin e kanë pyetur rreth një pëlqimi që mund të ketë në shtëpi kundrejt Loredanës dhe sigurisht që ai ka thënë se nuk kam as pëlqim seksual ndaj saj atraksion fizik por thjesht një pëlqim.
Pse reagoi Krisa?
Arsyeja pse reagova ishte sepse shumë njerëz po ma dërgonin dhe e pashë që Tiri po merrte një lloj sulmi. Unë e kuptoj që deri diku ai këtë gjë mbase po e bën për lojë, për të krijuar një lloj situatë në shtëpi, pse jo mbase për ta futur edhe në kurth Loredanën duke marrë parasysh që ajo e bëri një gjë të tillë në shtëpi dhe isha unë ajo që dola nga historia që trilloi.
Tiri nuk tha çfarë pëlqimi është, thjesht një pëlqim si njeri. Të paktën këtë kam arritur të kuptoj. Një pëlqim si person por të them të drejtën edhe unë u habita dhe nuk e kam një përgjigje ende sepse nuk po e kuptoj fiks se çfarë po bën dhe ku do të dalë. Shpresoj shumë që të jetë ajo që nuk dua unë që të jetë. Po provokon dhe po luan sepse edhe Loredana ka shfaqur një lloj interesi deri diku.
Më tej ajo shtoi se:
Unë nuk mund a hedh poshtë për një fjalë që është thënë, duhet të marim parasysh që është lojë dhe ka pasur edhe komente të pafundme nga njerëz që mos u mërzit sepse e ka bërë dhe kastile mbase për të të përfshirë edhe ty që të rikthehesh në shtëpi. Kjo është ajo që unë besoj për lojën 90% po. 10% më pas është që edhe ai ka interesin e vet që të luajë në shtëpi përveç meje. Mbetet për t’u zgjidhur jashtë.