Kjo javë do i ketë të gjitha; diell, shi dhe dëborë. Pas ditëve plot diell, këtë të mërkurë rikthehen reshjet e shiut, ndërsa java ka nisur me temperatura që kanë zbritur edhe 3 gradë nën 0 në zonat malore.
Advertisements
“Dita e mërkurë do ketë rrebeheshe, herë pas here reshjet do jenë në formë shtrengatash, do ketë fuqizim të erës, problematik do jetë kanali i Otrantos, probleme me trafikun detar”, thotë Lajda Porja.
Advertisements
Jugu i vendit do të jetë më i prekur nga stuhia detare që pritet të përfshijë më së shumti Italinë jugore dhe Greqinë e më pak Shqipërinë. Në zona të caktuara të jugut mund të ketë edhe problematika me përmbytjet.
“Mund të themi qarku i Vlorës, është kryesisht jugu dhe jugperëndimi që preket, ku reshjet janë më të fokusuara, më pak reshje ka veriu dhe pjesërisht qendra. Nuk ka gjasa për panik, nuk përjashtohet mundësia për problematika të vogla të caktuara. Shfaqen reshjet e dëborës në zonat malore”.
Reshjet do të pakësohen gradualisht ditën e enjte, duke sjellë përmirësim të dukshëm të motit të premten.
“Rikthehet dielli. Presim që mengjeset të jenë të freskëta, por mesdita shkon 21 apo 22 gradë”.
Në pjesën e dytë të muajit Nëntor, ndryshe nga sa ka ndodhur deri tani, do të ketë një kombinim të motit me diell dhe shi.