Dashi
Advertisements
Duke qenë që është protqagonist në këtë bosht hënor, nuk ka se si të mos përfshihet dhe një pjesë e mirë e kësaj shenje do të duhet të merren që nga sot deri në datën 8, të zgjidhin dhe të merren me çështjet e profesionit. Më pas do jetë shumë e vështirë t’i japin drejtimin që duan. Faktori i të papriturës do t’i bëjë të ndryshojnë shumë territorin profesional, nëse nuk e merrni në dorë vetë deri në datën 8. Kthimi i jupiterit në të kundërt te binjakët do ja bëjë më të thjeshtë çështjet e ekonomisë. Fundi i muajit do të bëjë që këmbimet ekonomike të jenë në një pikë më të mirë. Ritmi do të jetë shumë më i përshpejtuar se sa ritmi i shtatorit.
Advertisements
Demi
Deri në datën 17 kanë Venusin përballë. Kjo do të jetë influenca më e fortë. Përsa i përket raporteve personale dhe në familje duhet të vendosen prioritet, pa nisur me gjëra të reja në këto raporte. Me mërkurin që do kalojë te Venusi i tyre nga data 13-25 tetor, jep mundësi shumë të mirë për të gjetur gjuhën e duhur dhe tonacionin e tyre. Çështjet që i përkasin dokumentave të pronësive kanë momentin e tyre tani dhe mund të rezultojë tematike qëndrore. Çështjet e profesionit nuk do mungojnë, por e kanë kulmin e tyre në mesin e muajit. Do rezultojnë me përfundim të mirë.
Binjakët
Jupiteri kthehet në të kundërt te ju në datën 9. Kjo është një mundësi shumë e mirë që deri në fund të dimrit mund të riorganizojnë planet e tyre, objektivat e tyre. Do kenë mundësi të gjejnë të duhurën deri në pranverë për të shfrytëzuar këtë jupiter. Kanë një tendecë për tu ndjerë të lodhur sikur fati nuk po i ndihmon të arrijnë objektivat. Prioritet mbeten çështje objektivash të rëndësishme. Kujdesi do duhet të fokusohet në mënyrën si do komunikojnë me të mëdhenjtë e shtëpisë, deri në datën 25 tetor. Në raport personal duhet të ruani tonacionin ose mund të keni një rezultat që nuk do t’ju pëelqejë.
Gaforrja
Marsin e kanë te vetja dhe e nisim këtë javë duke qenë protagonist. Veprimet dhe puna e tyre do i bëjë të kenë mundësi shumë më të mira, pa qenë në plan të parë të kornizës. Ka të gjitha mundësitë për të patur zhvillime shumë të mira në pjesën e punës. Mund të korigjoni mirë çfarë duhet korigjuar në raportet njerëzore, në ambjentet e punës. Kjo do të ngjyrosë të përditshmen e tyre. Për beqarët e gaforres do rezultojë duke patur një emocion dhe një ndjesi shumë të fortë në lidhje me dashurinë. Ata që janë në një marrëdhënie, duhet të jenë të kujdesshëm me komunikimin me partnerët e tyre dhe me prindërit e tyre.
Luani
Në pjesën më të madhe të kohës, që nga data 8-9 deri në datën 25 të mujait do i dedikojnë më shumë kohë familjarëve të tyre. Kështu organizohet energjia e tyre e tetorit. Me kalimin e Venusit te Shigjetarët do e bëjë që kjo kohë e kaluar me familjarët do jetë më argëtuese. Hyrja e fortë e mërkurit mbi Venusit te akrepat, gjatë mesit të muajit tetor do të rezultojë shumë e mirë nëse kanë ujdi, kontrata apo firmosje. Është momenti perfekt për të marrë atë që duan.
Virgjëresha
Në fazën e parë, Saturni është përballë. Jep mundësi shumë të mirë për të diskutuar me eprorët. Nuk lidhet me emocionet, por me sigurinë dhe vazhdimësinë. Mund të jetë punë, dakordësi, kontratë, gjithçka rrotullohet në ndërtimin e një baze të sigurt. Yjet e duan Virgjëreshën këtë muaj. E para për të zgjidhur çfarë kanë patur problematika nga gushti. E dyta për të patur një stabilitet në mënyrën si e projekton të ardhmen afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Më kryesorja ka të bëjë me pjesën e emocioneve në jetën personale dhe sociale. Buzëqeshja e këtij muajit ndodh në lëvizje të mëdha të gjata dhe të largëta.
Peshorja
E nisim me Diellin në hyrje të drejtëpërdrejtë me Mërkurin që në ditën e sotme. Duke qenë që kemi edhe eklipsin e diellit po te Peshorja. Yjet e duan peshoren këtë muaj. Yjësitë vijnë për ta ndihmuar për zgjidhjen e problematikave që janë shumë të domosdoshme. Eklispi i Diellit nxjerr në sipërfaqje problematika në çështjet e punës. Ose do ngarkohen nga eprorët ose do e gjeni veten duke bërë punën e tjetrit. Kjo do jetë e vetmja arsye për grindje dhe vështirësi, por do të dinë ta menaxhojnë. Mërkuri dhe Dielli do bëjë që komunikimi të jetë pika e tyre e fortë. Pjesa më e madhe e Peshores do dalin në qendër të vëmendjes në karrierë. Sidomos ata të politikës.
Akrepi
Duket sikur ky muaj do tu shkoj për shtat për dy gjëra. 1. Për objektivat e tyre ekonomike. 2. Për të treguar se kanë të drejtë.
Mbas datës 7-8 nuk është muaj i mirë për kredi. Prandaj nëse e keni në plan vendoseni në agjënd sot deri në datën 8. Është një muaj që mund të rezultojë shumë pozitiv në marrjen e vendimeve të rëndësishme në evolime raportesh. Pra për Akrepin mund të ketë një fejesë, një martesë, një ndarje apo një shtim familje. Kur mërkuri shkon te ata në qendrën e muajit do thjeshtëohen gjërat. Hëna e plotë te Dashi do nxjerri në sipërfaqje imponimin e tyre.
Shigjetari
Dielli te peshorja deri në datën 23 u shkon. Sidomos ata që kanë çështje ligjore apo çështje me shtetin për të zgjidhur, është koha dhe momenti që të vendosen mbi baza që do i rezistojnë kohës. Pra të duruarit të fituarit. I kanë të gjitha mundësitë që t’i mbyllin këtë javë. Me erosin do merren sërish në 25 tetor. I kanë të gjitha mundësitë që të afrohet një bashkëpunim që u ka mbetur peng që nga pranvera. Shigjetarët kanë një tendencë për t’ju kthyer çështjeve të vjetra.
Bricjapi
Marsi ballë për ballë me diellin e tyre, u jep mundësinë që në çështjet e punës të shfaqin aftësitë e tyre profesionale. Do ketë mundësi që puna e tyre të vlerësohet më shumë se zakonisht. Loja e pushtetit do vazhdojë deri në datë 17-18. Fuqizimi i statusit profesional do imponohet deri në datën 10 tetor. Për korigjime në ecurinë e tyre, do jetë periudha nga data 9 deri në datën 25. Me çështjet emocionale nuk do keni problematika që do t’ju prishë ritmitn. Jeni shumë më të lehtësuar në fundin e muajit për çështje personale.
Ujori
Nisur nga sot, është një muaj ndryshe në aspektin e punës. Është më mirë në statusin e punës. Kthimi i jupiterit në të kundërt te binajkët do i lerë në qetësi ose do i bëjë të ndihen rehat me çfarë kanë profesionalisht. Mendimet apo ritmi i të përditshmes do jetë i kthjellët dhe i qartë. Hyjnë në një fazë që nuk do nervozohen nga pritshmëritë e të tjerëve.
Peshqit
Saturnin e kanë të vetja në katërkëndësh me Marsin. Çfarë ka prioritet dhe rëndësi të veçantë për Peshqit që e duan gjithmonë në jetën e tyre, duhet të vendoset në agjendë që sot. Eklipsi i Diellit nxjerr në sipërfaqje porblemet që duhen korigjuar. Edhe ato që nuk i dini. Është shumë e rendësishme të përgatiteni në çështjet personale, pasi është tendenca për tu shtyrë. Neptuni do jetë të ju gjithë muajin, prandaj nuk do mungojë as idea dhe as kreativiteti. Vensui te akrepat është miqësorë me ju dhe ju bën të jeni të kontrolluar në emocione.