“Saimir Tahiri u bë…” Ahmetaj zbulon detajet: Ja emrat e 5 ministrave që kundërshtuan Ramën për kanabizimin e vendit

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur me kanabizimin e vendit gjatë një periudhe të rëndësishme të qeverisjes.

Advertisements

Sipas tij, ai dhe disa ministra të tjerë kishin kundërshtuar hapur atë që po ndodhte, por përpjekjet e tyre u nënvlerësuan ose u anashkaluan.

Advertisements

“Kanë qenë 5 veta që e kanë kundërshtuar fuqimisht atë që po ndodhte me kanabizimin e vendit. Unë kam qenë më i zëshmi, edhe për shkak të natyrës time. Nuk mund të qëndroja i heshtur përballë një fenomeni që po dëmtonte vendin dhe reputacionin e tij,” u shpreh Ahmetaj.

Ai përmendi me emra disa nga ministrat që, sipas tij, ishin pjesë e kësaj përpjekjeje për të ndaluar përhapjen e kanabizimit:

Erion Veliaj, që atëherë ministër, ishte ndër të parët që e kundërshtoi;

Saimir Tahiri, i cili më pas u përball me akuzat dhe sipas Ahmetajt, “u bë kokë turku dhe dry i shtrembër”;

Ditmir Bushati, që gjithashtu e kundërshtoi në heshtje;

Damian Gjiknuri, që ishte kritik ndaj fenomenit;

Arben Ahmetaj, që e përshkroi veten si “kundërshtar i zëshëm”.

Ahmetaj kritikoi ashpër mënyrën se si këto kundërshtime u shpërfillën dhe rolin e heshtjes në dështimin për të ndaluar fenomenin.

“Saimir Tahiri përfundoi duke u bërë ‘kokë turku’, edhe pse pati kurajën të fliste. Heshtja e pjesës tjetër e bëri atë që ndodhi të pashmangshme. Ne që e kundërshtuam nuk patëm mjaftueshëm mbështetje dhe vendosmëria jonë nuk mjaftoi për të ndaluar atë që pasoi,” tha Ahmetaj.

Ai përfundoi duke nënvizuar se kanabizimi nuk ishte thjesht një problem i momentit, por një pasojë e një qasjeje të gabuar që ka lënë gjurmë të thella në vend.

Etiketa: ministratramaSaimir Tahiri

Promoted Content