Sekuestrohet kokainë në vlerë 15 mln euro në varreza, tre shqiptarë përfundojnë në prangat e autoriteteve italiane

by editor

Policia italiane ka finalizuar dy operacione në zonën e Milanos, duke çuar në sekuestrimin e një ngarkese me të paktën 202 kilogramë kokainë, si dhe në arrestimin e 3 shqiptarëve të dyshuar si posedues apo shpërndarës të saj.

Advertisements

Sipas mediave italiane, vlera e lëndës narkotike në treg shkon në mbi 15 milionë euro. Mes sekuestrimeve të kryera janë edhe një shumë valute në 80 mijë euro cash, nga të cilat 18 mijë rezultuan se ishin të falsifikuara.

Advertisements

Ka dyshime se grupi ose paguante blerjen e mallit me para të falsifikuara një pjesë, ose paguhej nga blerësit me prerje të tilla, duke i manipuluar.

Makina e parë u kap dhe u ndalua në Milano, ndërsa në Agrate një Audi A4, një Peugeot 508, një Chevrolet dhe një Alfa Romeo Mito u gjetën në parkingun e varrezave ku mbaheshin 160 kilogramë pluhur i bardhë.

Në një vështrim të rastësishëm, droga mund të kalonte pa u vënë re, sepse çdo makinë kishte një sistem të sofistikuar aktivizimi të ndarjeve të fshehura që aktivizoheshin elektrike aty ku fshihej pluhuri i bardhë, ende i paketuar.

Bastisja në parkun e varrezave

Operacioni nisi mëngjesin e së premtes në kryeqytetin e Lombardisë, ku personeli ushtarak që kishte mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh lëvizjet e bandës së dyshuar, ndaloi një shqiptar 53-vjeçar në via Ampére, në zonën midis Città Studi dhe Loreto. Këtu, në bordin e një Hyndai IX35, u gjetën 60 kilogramë kokainë. Burri, banues në Milano, në një banesë ku u gjetën 80 mijë euro, nga të cilat 18 mijë false, ndodhej i vetëm në automjet: i vunë në pranga.

Akti i dytë i blitz-it u zhvillua në Brianza. Në të njëjtën kohë, disa patrulla u vërsulën në parkingun e varrezave të Agrate Brianzës ku u ndaluan dhe u arrestuan dy bashkëpunëtorë të dyshuar: gjithashtu shtetas shqiptarë të moshës 44 dhe 37 vjeç, të dy me banim në qytet, në një apartament jo larg, në një godinë. në zonën e banimit të Via Ghiringhella. Droga, gjithsej 160 kilogramë, ishte fshehur në katër makina, të parkuara aty pranë.

You may also like