Një dosje hetimore e hapur nga Prokuroria e Gjirokastrës dhe AMP-ja e Vlorës, ka nxjerë zbuluar aktivitetin kriminal të shefit të krimeve në policinë e Qarkut dhe disa prej policëve të kësaj drejtorie.
Advertisements
Veç implikimit të shefit të krimeve, Alfred Kondit, në linjat e trafikimit të klandestinëve dhe kontrabandës së mallrave, ai është implikuar dhe në organizimin e pikave të basteve.
Advertisements
Hetimi i kryer nga zv/drejtuesi i prokurorisë Gjirokastër, Gazmend Frëngu, ka provuar se njeriu që zotëronte një pikë bastesh sportive ishte pikërisht djali i punonjësit të policisë Alfred Kondi, shtetasi Juxhin Kondi që thirret shkurtimisht “Xhino”.
Në pikën e bastit të “Xhinos” luanin jo vetëm qytetarë të thjeshtë po edhe punonjës të policisë, kolegë të shefit të krimeve Alfred Kondi.
Gjithashtu hetimi provoi se Kondi dhe agjenti Feim Onjea kanë shpërdoruar autoritetin e policisë, pasi kanë shkuar tek kompania “Elka” dhe kanë marrë prej saj një arkë me 6 shishe verë të kuqe.
Nga përmbajtja e bisedave rezulton se Alfred Kondi në bashkëpunim me djalin e tij, Juxhin Kondi dhe disa persona të tjerë organizon llotari sportive të palejuara, ku agjenti i policisë, Feim Onjea që thiret “Miu” i dërgon “skedina” (të dhëna për ndeshjet me bastin për parashikimin për rezultatin së bashku me shumën që duhet vendosur), ndërsa shefi i krimeve Gjirokastër, Alfred Kondi, këto të dhëna ja dërgon djalit të tij, Juxhin.
Nga këqyrja e internetit rezulton se ndeshjet dhe rezultate, p?rkojnë me ndeshje reale të futbollit të zhvilluara më datat që zhvillohen bisedat.
Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mundur të sigurojë dosjen penale ku rezulton se Feim Onjea ose “Miu”, në disa raste ka luajtur apo fituar shuma të konsiderueshme në lekë, në vlerat sipas bisedave 10 milionë apo 14 milionë.
Në 12 Mars 2022, shefi i krimeve në policinë e Gjirokastrës Alfred Kondi, flet në aplikacioknin “Whats App” me agjentin e Forcës së Posaçme Operacionale, Feim Onjea, i cili i ankohet se e ka fikur fare ekipi i Brunemuthit 14 milion lekë, por është mirë me ndeshjet.
Bëhet fjalë për një ekip që luan në Premier League Angleze, i cili ishte luajtur në skedinë nga Feim Onjea, tek pika e basteve sportive të organizuar nga Juxhin Kondi, djali i shefit të krimeve Alfred Kondi.
“Po hëëë…”- i thotë shefi i krimeve, Alfred Kondi. Ndërsa Feimi ia kthen duke i shkruar: ”…o komandant, më fiku fare Bunemuthi 14 milion lekë. Por jam mirë me ndeshjet…”.
“Ça thua…Zjarr…?!”-ia kthen Alfred Kondi. Kurse Feim Onjea vijon ti shkruajë: “…me rezultat, me në kokë tek gol, e mbaroi 2 me 0. Ja pyet Xhinon…”(bëhet fjalë për djalin e Alfred Kondit).
Kondi më tej vijon ti shkruajë: ”…Kur mund të vijë Lika nesër…? Por Feim Onjea ia kthen se personi që ata kanë lënë takim në datën 13 Mars 2022, do i marë vetë në telefon. “…Ok…”-ia kthen Alfred Kondi.
Ndërsa mënjehërë Feim Onjea, i shkruan në “Whats app” duke i thënë: “…kapa 10 miljonë e gjysëm tani, tek Xhinua…”.
“Bravo…bravo, po hë…”-ia kthen shefi i krimeve Kondi.
“…bëra atë që të thashë…me rezultat në kokë… ta thashë dje që do ndryshoj stil…”- ia kthen agjenti i oporacionales në Policinë Gjirokastër, Feim Onjea.
“Hallall…”-i thotë Alfred Kondi.
Ndërsa në një bisedë tjetër të datës 14 shtator 2021 të zhvilluar në aplikacioknin “Whats app”, agjenti i operacionales në policinë e Gjirokastrës Feim Onjea i shkruan shefit të krimeve Alfred Kondi si më poshtë vijon:
“…Ta gëzojë Baftjari, o komandant…më në fund e ula… më në fund e ula mirë helikopterin…Plasi dhe gjylja e madhe o komandant…”.
Kondi ia kthen: ”…më në fund, po shyqyr, po hëë…kështu ka lezet…”.
Feimi i thotë: ”…10 miljonë, i vura dhe +5 u bënë…”.
Kondi: ”…Po Duci, cop…suksese…?”.
Feimi: “…Lesht…”, …tani do kenë punë me mua…”.
Kondi: “…Bjeru…”.
Ndërkohë bisedat mes shefit të krimeve në Gjirokastër Alfred Kondi dhe agjentit të Operacionales, vijojnë lidhur me një rast të shfrytëzimit të bizneseve, pasi duhet të marin pa paguar disa shishe verë të kuqe tek kompania “Elka”.
Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno pasqyrohet një bisedë e zhvilluar në 13 korrik 2023, ku Alfred Kondi i shkruan Feim Onjeas si më poshtë vijon:
“…ore më duhet një kuti nga ato me 6 shishe verë të kuqe për një mik…ku të godasim…?
Feimi ia kthen: “…vetëm tek “ELKA…apo e do nga ato të shtrenjtat…”.
Kondi: “…Vetëm atje…!!…po ashtu ka lezet se i njohim ato…”.
Ndërsa agjenti Feim Onjea ia kthen si më poshtë duke e orientuar:”…tek Panua, në Granicë, thuaj shef Visit, se ja këpur lirë ai atij…”. Kurse Alfred Kondi i thotë “Po…”.
Pas gati 1 muaj nga kjo bisedë sërisht shefi i krimeve Alfred Kondi në datën 17 Gusht 2023 e pyet agjentin Feim Onjea duke i thënë: ”…shiko sa është hekuri i nxehtë për ato verërat…kemi festa thuaj “ELKËS…”
Feimi ia kthen: ”…do vete nesër…”.
Alfredi: “…Ok, Ramadan…”.
Gjithashtu në një bisedë tjetër të zhvilluar në 23 nëntor 2022 një tjetër punonjës policie siç është Xhevit Dine, bisedon me shefin e krimeve Alfred Kondi.
Polici Xhevit Dine i dergon SMS shefit të tij Alfred Kondi me përmbajtjen: ”…shiko sa është goli i Kanadasë…” dhe Alfred Kondi ja kthen “…2.37….”. Në vijim Xhevit Dine i shkruan: “…Veri 40 mijë golit të kanadasë…” dhe Alfred Kondi ja kthen shkurtimisht “…ok…”.
Nga kqyrja e internetit rezulton se në orën 20:00, të datës 22 nëntor 2022, është zhvilluar ndeshja e futbollit për Kupën e Botës (Belgjikë- Kanada).
Ndërkohë një ditë më pas në 23 nëntor 2022, ora 18:42 Xhevit Dine i dergon SMS Alfred Kondit me përmbajtjen: “…
Ç’bëhet mo shef tani u kujtuan…” dhe Alfred Kondi ja kthen: “…po… hë mo c’bëre ti…”, në vijim shtetasi Xhevit Dine i shkruan: “…Të shpresojmë te fisheku I fundit sa e kishte koficentin…?”.
Dhe shefi i krimeve Gjirokastër Alfred Kondi ja kthen “…2.73…”.
Në vijim Xhevit Dine i shkruan: “…Gol tre plus i portugezit dhe njësh katër plus i brazilit sa vente…?”.
Nga këqyrja e internetit ka rezultuar se në orën 17:00, të datës 23 nëntor 2022, është zhvilluar ndeshja e futbollit për Kupën e Botës (Portugali – Gana), ndërsa në orën 20:00 të po ësaj date (Brazil – Serbi).
Ndërkohë në datën 26 nëntor 2022 polici Xhevit Dine i dergon SMS shefit Alfred Kondi me përmbajtjensi më poshtë:
“…Hidhi dy plus Francë-Danimarkë dhe tre gola Argjentinë-Meksike, hidhi tridhjetë që të bëhen gjashtë. Ma konfirmo koefiçentin po deshe. Takohemi nesër për kafe….”.
Alfred Kondi ja kthen: “…pjesa e parë apo…?”, ndërsa Xhevit Dine i shkruan sërish: “…Francën pjesa e parë. Argjentinën tre plus ndeshja…” dhe shtetasi Alfred Kondi ja kthen shkurtimisht: “…ok…”.
Nga këqyrja e internetit rezulton se në datën 26 nëntor 2022 është zhvilluar në orën 17:00 ndeshja e futbollit (Francë – Danimark), ndërsa në orën 20:00 të po kësaj date është zhvilluar ndeshja (Argjentinë – Meksikë).
Për këtë dosje penale është arrestuar dhe lënë në burg nga gjykata e Gjirokastrës, Alfred Kondi, nënkomimsari Xhevit Dine i cili është lënë në “arrest shtëpie”, agjenti Albano Rustemi, inspektori i Forcës Operaionale Feim Onjea, doganjeri Bledar Mustafaraj dhe persona të tjerë.