Sherr me grushte mes dy grave në Durrës, procedohet njëra prej tyre

Një sherr për motive të dobëta ka precipituar deri në përdorimin e dhunës fizike mes dy grave në Durrës.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit ku protagonistet janë dy gra të moshave 47 dhe 59 vjeçe.

Advertisements

Policia ka dërguar rastin në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen L. S., 47 vjeçe, banuese në Durrës, e cila akuzohet se ka goditur me grushte shtetasen A. K., 59 vjeçe, banuese në Tiranë.