Shpërndante kokainë në Milano, bie në pranga 51-vjeçari shqiptar, ja ku i fshihte dozat e drogës

by editor

Një 51-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga policia italiane në Milano pas një operacioni ku u zbulua një sasi e konsiderueshme droge dhe një shumë e madhe parash.

Advertisements

Skifterat e Skuadrës Fluturuese të Milanos kanë nisur një operacion monitorimi në zonën e Via Vittor Pisanit.

Advertisements

Gjatë detyrës patrulluese, efektivët vëzhguan 51-vjeçarin shqiptar duke i dhënë substanca një 44-vjeçari me origjinë nga SHBA. Ky moment ka bërë që efektivët të ndërhyjnë, duke kryer një kontroll të menjëhershëm.

Në momentin e arrestimit, policia gjeti një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të fshehur brenda të brendshmeve të burrit. Sipas policisë, u gjetën 24 doza kokainë, së bashku me 6 doza me kokainë rozë.

Gjatë kontrollit rezultoi se shqiptari mbante në portofolin e tij edhe një shumë prej 7350 eurosh cash dhe 315 euro të tjera i kishte fshehur në xhepin e pantallonave.

Prania e drogës dhe parave shkaktoi alarmin për trafik të dyshuar droge.

Pas arrestimit, efektivët vendosën të kryejnë kontroll në shtëpinë e 51-vjeçarit, që ndodhet në zonën Barona të Milanos. Hulumtimi çoi në zbulime interesante: 10 mijë euro cash u gjetën brenda një lavatriçe, një shumë e konsiderueshme që mund të nxjerrë në pah shkallën e aktivitetit të paligjshëm të burrit.

Advertisements

Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën edhe njëzet mbështjellës të tjerë me kokainë rozë. Autoritetet po punojnë tani për të rindërtuar rrjetin e shpërndarjes së drogës dhe për të kuptuar nëse ka ndonjë bashkëpunëtor të përfshirë në trafik.

You may also like