Shteti i ri Bektashi, Fevziu: Çështja ka impakt ndërkombëtar, e vështirë që kjo ide të funksionojë…

by editor

Prej ditësh tashmë qarkullon ideja e krijimit të një shteti të ri Bektashi në Shqipëri. Në një lidhje direkte në Klan News, gazetari Blendi Fevziu shprehet se kjo çështje është serioze dhe jo një arsye për të tërhequr vëmendjen nga ngjarje të tjera, ku përmendi dy pika, e para fakti që këtu përfshihet edhe prestigjiozja ‘New York Times’ dhe fakti që Kryeministri Edi Rama e ka ringritur këtë tezë edhe në fjalimin e tij në OKB.

Advertisements

Ndër të tjera gazetari Fevziu ka theksuar që është e vështirë që kjo ide të funksionojë në konceptin e plotë të saj.

Advertisements

Blendi Fevziu: Lajmi i ditës mbetet lajmi i shtetit Bektashi se nuk besoj se ka ndonjë lajm tjetër më interesant, ndërkohë që padyshim edhe raportet e Iranit dhe kërcënimet e ish-Presidentit Donald Trump apo tentativa për të krijuar një kaos në Amerikë është një nga lajmet që kam ndjekur.

-Ku ishit ju kur filloi të qarkullonte ky lajmi i shtetit të ri Bektashi? Si erdhi tek ju lajmi?

Blendi Fevziu: Erdhi përmes ‘New York Times’ sepse unë kam një alert që kur përmendet Shqipëria në media angleze, franceze dhe italiane më vijnë. Ishte një alert që më erdhi në herë të parë dhe pastaj më erdhi në shumë drejtime të ndryshme.

-A kishit dëgjuar më parë për këtë ide në ndonjë formë apo ndonjë tjetër?

Blendi Fevziu: Jo unë nuk kisha dëgjuar dhe nuk di që asnjë nga njerëzit që unë kam pyetur të ketë dëgjuar gjë për këtë çështje. Tentativa e vetë bektashinjve për të krijuar një entiteti që të ishte më i veçuar në raport me komunitetet të tjera fetare ka qenë më e hershme.

Advertisements

-Ju për shkak edhe të eksperiencës jeni mësuar që lajmet e befta ndonjëherë e gjejnë një popullatë të papërgatitur dhe për shkak të kësaj eksperience çfarë duhet të besojmë në këto momente?

Blendi Fevziu: Informacioni nuk është fals sepse në ekuacion futet “New York Times”, një nga mediat më të mëdha dhe më të rëndësishme të globit, që ka disa miliona kopje dhe është “New York Times”, që sipas informacioneve ka qenë i dërguar pikërisht për këtë ide, pra nuk ka qenë se u gjend në Shqipëri dhe ky informacion i doli rrugës. E dyta është fakti që Rama e ringriti tezën në fjalimin në OKB dhe kjo nuk është një gjë e zakonshme. Nuk mund të flasësh ti para diplomatëve më të mëdhenj të botës dhe të lajmërosh krijimin e një shteti të ri. Hedh poshtë tezat se kjo është bërë për të tërhequr vëmendjen.

Është shumë e vështirë që kjo ide të funksionojë në konceptin e plotë të saj. Do të duhet ndryshimi i Kushtetutës do të duhet një numër prej 2/3 e deputetëtve, do të shtrojmë një diskutim nëse kjo do të kalojë në Referendum. Do të ndërtohen të gjitha modalitetet juridike të funksionimit të këtij shteti dhe raportet që do të ketë ky shtet me shtetin e Shqipërisë. Ndryshimi i Kushtetutës nuk është e thjeshtë, por përtej kësaj ti mund të krijosh një shtet, por nëse nuk ta njeh askush për çfarë të vlen, pra ç’të vlen pasaporta e këtij shteti./tvklan.al

You may also like