Analisti Lorenc Vangjeli analizoi mbrëmjen e sotme dinamikat e fushatës elektorale që po shkon drejt fundit përpara zgjedhjeve të 11 majit.
Advertisements
Sipas tij, gara brenda Partisë Socialiste në listat e hapura është jashtëzakonisht e ashpër, por kandidatët socialistë kufizohen nga autoriteti i fortë i kryeministrit Edi Rama, që ua vështirëson daljen jashtë zonave të tyre.
Advertisements
Vangjeli tha se ndryshe nga demokratët, ku kandidatët konkurrojnë hapur dhe kërkojnë vota në çdo cep të qarkut, socialistët janë të përmbajtur për shkak të një “frike politike” ndaj Ramës, çka i ndalon të ndërhyjnë në territoret e kolegëve të tyre.
“Gara më e egër është brenda llojit. Socialistët kanë ndarë zonat thuajse me dhunë dhe për shkak të hijes së rëndë të Ramës, pakkush e kalon vijën. Ka përplasje, por nuk guxojnë të shkelin më tej. Nuk është çështje dashurie, është çështje frike,” tha ai.
Për demokratët, Vangjeli theksoi se strategjia është ndryshe dhe më e hapur. “Një demokrat i thjeshtë mund të vizitohet nga disa kandidatë të PD-së që kërkojnë votën, çka ndihmon për të maksimalizuar rezultatin elektoral.”
Sipas tij, kjo diferencë në mënyrën e zhvillimit të fushatës mes dy kampeve mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin final të zgjedhjeve.