Analistja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive, zbardhi detaje mbi dy urdhër-arrestet për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno nga SPAK.
Advertisements
Sipas saj, Elton Qyno akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor. “Bëhet fjalë për të gjitha mjetet e sekuestruara në banesën e tij, ku ishin të shkarkuara platformat Sky dhe Encro, të përdorura nga grupet kriminale,” tha Llabani.
Advertisements
Ndërkohë, Artan Hoxha akuzohet si anëtar i një organizate kriminale dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Llabani shtoi se, sipas saj, “Hoxha mund të jetë i lidhur me dosjen e Bajrave.”
Gjithashtu, ajo theksoi se ky zhvillim lidhet me një udhëtim që prokurorët e çështjes kanë bërë në Romë. “Kjo është një situatë e rëndë për gazetarët e kronikës, dhe jam kurioze të shoh se sa fakte të pakundërshtueshme do të paraqesë SPAK,” vijoi ajo.
Llabani përmendi edhe një detaj që lidhet me Ilir Metën. “Para arrestimit të tij, Meta ka pasur në dorë dosjen e kolegëve tanë dhe e ka përdorur për shantazh ndaj tyre,” përfundoi ajo.