Sylvinho vendos rekord me kombëtaren shqiptare, i afrohet Peter Brigelit

by editor

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi të shtunën 1-2 kundër Ukrainës në udhëtim, me ndeshjen e cila ishte e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Advertisements

Tri pikët kanë bërë që edhe trajneri Sylvinho të vendosë rekord në stolin e kuqezinjve. Braziliani ka regjistruar 8 fitore, 4 barazime e 5 humbje në stolin e Shqipërisë në 17 duele të drejtuara.

Advertisements

Kësisoj, ai është unik pasi rezulton se ka një përqindje fitoresh me Shqipërinë prej 47%, një vlerë relativisht e lartë duke llogaritur se askush me më shumë se 5 ndeshje të drejtuara në stolin e kuqezinjve, nuk ka një mesatare që i afrohet.

De Biasi mban vendin e dytë me 38.89% të ndeshjeve me fitore dhe Mehdin Zhega të tretin me 38.46%. Këto shifra të Sylvinhos bëhen edhe më shumë domethënëse, duke llogaritur se 5 nga fitoret janë në ndeshje zyrtare.

Arritja e numrit 8 të fitoreve në stolin kuqezi, e ka bashkuar Sylvinhon me të ndjerin Josiph Kuzhe, i cili kishte arritur po këtë numër në pankinën e Shqipërisë gjatë drejtimit të tij në 24 ndeshje të zhvilluara.

Përpara Sylvinhos ka vetëm 3 trajnerë, me objektivin e radhës që është shifra e 10 sukseseve të Hans Peter Brigel. Pak më të shkëputur janë Edy Reja me 14 fitore dhe De Biasi me 21 të tilla.

You may also like