Takimi i Ramës në SHBA/ Petrit Vasili: Diaspora e Shqipërisë në të ardhmen e afërt

by editor

Përmes një postimi në “Facebook”, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar audiencën në takimin e kryeministrit Edi Rama në SHBA.

Advertisements

Në postimin e tij, Vasili thekson se; në rreshtin e parë të audiencës së ashtuquajtur “madhështore”, ndodheshin pikërisht pjesëtarët e qeverisë së tij, duke nënkuptuar se i gjithë eventi nuk ishte gjë tjetër veçse një takim me miqtë e tij të afërt në publik.

Advertisements

Vasili ironizon faktin që ky takim, i paraqitur si një arritje e madhe, ishte në të vërtetë një aktivitet ku pjesëmarrësit ishin kryesisht njerëz të lidhur me kryeministrin dhe qeverinë e tij.

Vasili: “Rama takon perfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Taulant Balla,Ervin Bushati,Erion Veliaj, Linda Rama etj Si duket po bëjnë prova për tu bërë diasporë në të ardhmen e afërt”.

You may also like