Të paktën 2 persona hapën zjarr pasditen e kësaj të marte në Tel Aviv të Izraelit, duke i marrë jetën disa personave. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në një stacion hekurudhor në kufi me Jaffa-n.
Advertisements
Sipas asaj që shkruan Reuters, autorët zbritën nga një tren dhe nisën të qëllonin në drejtim të qytetarëve që ndodheshin në stacion. Raportimet e para flasin për të paktën 8 të vrarë e disa të plagosur.
Advertisements
Disa media të huaja po e cilësojnë sulmin si terrorist, megjithatë për momentin nuk ka më shumë të dhëna.
Sulmi vjen pak kohë para se Irani të lëshonte raketa në drejtim të Izraelit, një moment ky i rrezikshëm për rajonin.