“Tërmet i madh politik ka ndodhur”, Berisha: Përmbysja e “sorosizmit” po ndihet…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha këtë të enjte në seancën në Kuvend, se një tërmet i madh politik ka ndodhur në botë dhe pasojat po ndihen edhe në Shqipëri. Ai tha se tashmë administrata Trump po firmos një zinxhir dekretesh, e në këtë situatë edhe Shqipëria nuk mund të mbajë qëndrime që janë në armiqësi me vendet e lira.

Advertisements

“Siç e shihni një tërmet i madh politik ka ndodhur në botë dhe ju nuk mund të bëni të paditurin. Nuk mund ta fshihni se ky tërmet ka pasur reflektimin më të madh pas SHBA-së në Shqipëri, ky tërmet është përmbysja e sorosizmit dhe ekstremit të majtë në Shtetet e Bashkuara , por që pati reflektime të tmerrshme edhe në këtë vend.

Advertisements

Ju kërkoni ta kaloni në një kohë, kur në atë vend presidenti firmos zinxhirë dekretesh, ju vazhdoni të bëni sikur do mundi ti mbani ato në këmbë. Të mbani në këmbë akte e qëndrime që janë në armiqësi të plotë jo vetëm në Shqipëri por në të gjitha vendet e lira, ndaj dhe me urgjencë ligji për desorosifikimin e Shqipërisë është një emergjencë kombëtarë, është më mirë të bëhet tani se sa kur ta bëjmë ne fill pas zgjedhjeve, se pastaj do na thoni se po ju persekutojmë”,-tha Berisha.