Trafikonin kokainë në Rodos, policia greke arreston 30-vjeçarin shqiptar së bashku me nënën e tij

Një 30-vjeçar shqiptar dhe nëna e tij janë arrestuar në Rodos të Greqisë, pasi dyshohet se ishin të përfshirë në trafikimin e kokaine.

Advertisements

Hetimi nisi pas një informacioni anonim dhe kishte për qëllim monitorimin e 30-vjeçarit, i njohur për një rast të mëparshëm të trafikimit droge. Ai ishte arrestuar më parë dhe ishte liruar me kushte kufizuese, por dyshohet se ishte rikthyer në aktivitetin kriminal.

Advertisements

I riu mbahej në një apartament në Ialyssos dhe përdorte një automjet që i përkiste një personi tjetër për të shmangur identifikimin. Ai kryente manovra të shumta kundërvëzhgimi, duke u përpjekur të shmangte çdo oficer policie që mund ta ndiqte.

Mëngjesin e 26 prillit, policia organizoi një operacion dhe kontrolloi shtëpinë e tij, por nuk gjeti prova të menjëhershme. Megjithatë, në një apartament tjetër, ku jetonte nëna e tij, me ndihmën e një qeni të trajnur, u gjet një qese plastike që përmbante 12 pako kokainë, me një peshë totale prej 882.6 gramësh. Në të njëjtën kohë, u gjet edhe një peshore elektronike për peshuar drogën.

Hetimi policor tregoi se vlera e kokaineve të sekuestruara mund të arrinte deri në 88,260 euro. 30-vjeçari mori përgjegjësinë për trafikimin e drogës, duke shpjeguar se kishte një borxh prej 18,000 eurosh ndaj një rrjeti trafikimi kokaine dhe se ishte detyruar të shlyente borxhin pas lirimit të tij, duke marrë sasinë e kokainës pa dijeninë e nënës së tij. Ndërkohë, nëna e tij deklaroi se nuk kishte dijeni për aktivitetet kriminale të djalit të saj.