Tragjedi/ I ra në kokë një statujë teksa kalonte poshtë një ballkoni, humb jetën 30-vjeçarja

by editor

Një turiste 30-vjeçare nga Padova humbi jetën në Napoli pasi u godit nga një statujë që ra nga një ballkon.

Advertisements

Gruaja ishte duke ecur të dielën në zonën Quartieri Spagnoli, një nga më të njohurat në Napoli, kur një statujë që ra nga ballkoni e goditi në kokë.

Advertisements

Ajo u dërgua në spital, ku dha frymën e fundit, sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa. Në të njëjtën kohë, prokurorët po hetojnë prindërit e dy fëmijëve të dyshuar se hodhën statujën nga ballkoni i shtëpisë së tyre, e cila goditi në kokë Chiara Jaconis.

Ndërkohë, policia të mërkurën ekzaminoi një video që tregon incidentin në të cilin një nga fëmijët dyshohet se hodhi statujën nga ballkoni, thanë burimet hetimore.

You may also like