Tiranë, 27 Shkurt 2025 – Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një grua rreth 30 vjeçe, e dyshuar si shtetase e huaj, është gjetur e pajetë në banesën që kishte marrë me qira në rrugën “Gjon Muzaka”.
Advertisements
Sipas burimeve policore, viktima kishte plagë të shumta të shkaktuara nga një mjet prerës, duke ngritur dyshime të forta për një vrasje. Ende nuk dihen rrethanat e plota të krimit, ndërsa trupi i saj do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Advertisements
Policia ka nisur hetimet dhe është duke mbledhur prova për të identifikuar autorin ose autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka tronditur banorët e zonës.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.