U arrestua nga policia/ E dashura e Safet Bajrit krijoi kushtet për të kryer vrasjen e Fatbardh Licit, pronare e një butiku në Tiranë

E dashura e Safet Bajrit, emri i së cilës ende nuk bëhet me dije, është arrestuar nga policia pasi dyshohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër.

Advertisements

Sipas raportimeve, e dashura e Bajrit me inicialet E.A., akuzohet se ka krijuar kushtet për vrasjen e Licit si dhe akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.

Advertisements

Aktualisht E.A., ndodhet në burgun e grave në Pogradec ndërsa vijojnë hetimet nga policia. Sipas raportimeve në media, e dyshuara me inicialet E.A., është pronare e një butiku në rrugën “Myslym Shyri”.

Kujtojmë se Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK më 21 Shkurt 2025.

Referuar burimeve për media, Bajri dhe anëtarët e grupit të tij, janë të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit, vëllai i Mustafa Licit, ky i fundit babai i viktimës Hamza Lici dhe Ibrahim Lici, i ekezekutuar me breshëri plumbash më 10 gusht të vitit 2018 në Kiras të Shkodrës.