Gjatë javës së fundit, 25 persona janë arrestuar dhe proceduar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor mes tyre për drejtim në gjendje të dehur të mjetit, 8 pa patente dhe 1 nën efektin e lëndëve narkotike.
Advertisements
Po ashtu, gjatë kësaj jave janë vendosur 7,889 gjoba: Përfshirë 261 për tejkalim shpejtësie, 189 për përdorim celulari, 472 për mosvendosje rripi sigurimi dhe 5,724 për parkim të gabuar.
Advertisements
Gjithashtu, 22 leje drejtimi janë pezulluar, 12 automjete janë bllokuar, përfshirë 3 me targa të huaja.
Një prej mjeteve të sekuestruara është i personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Kozaku.
Sipas informacioneve, policia rrugore e Tiranës ia sekuestroi mjetin, pasi konstatoi se në orën 3 të natës ai kishte hyrë live në rrjetin social TikTok, dyshohet në gjendje të dehur ku shfaqej duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara në zonat e banuara, si dhe duke shkelur semaforët.