“Vatikani i Bektashinjve”, reagon Berisha dhe i drejtohet besimtarëve: Kujdes! Sulltani i Surrelit e ka…

by editor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për një shtet të pavarur të Urdhrit Bektashi në Tiranë.

Advertisements

Berisha i është drejtuar besimtarëve bektashinj, duke i këshilluar që të tregojnë kujdes, pasi sipas tij, Rama këtë po e bën për vete, për të larguar vëmendjen nga skandalet.

Advertisements

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Edi Rama këto kohë për të mundur të maskojë lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për të maskuar vjedhjet e mëdha të shqiptarëve, për të maskuar zbrazjen e Shqipërisë, vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut.

Me këtë rast garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes.

E ka për sulltanatin e Surrelit.

E ka të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare.

You may also like