Vdekja e 12-vjeçarit nga Korça/ Mjekja ngre akuza: I është bërë diagnozë e gabuar!

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, ka folur ditën e sotme në lidhje me vdekjen e 12-vjeçarit nga Korça, në spitalin e QSUT.

Advertisements

Në një intervistë me Skype në News 24, Dollenberg ka ngritur akuza se vogëlushit sipas saj i është bërë diagnozë e gabuar.

Advertisements

Ajo shprehet se 12-vjeçarit nuk ka pasur virozë dhe se kjo gjë shihet nga analizat. Sipas saj, nëse djali do të merrte mjekimin e duhur, do të kishte shpëtuar.

Dollenberg nënvizoi se nuk mund të vërtetohet që i mituri ka vdekur nga miokarditi akut.

Dollengerb: Është bërë diagnozë e gabuar. Fëmija nuk ka pasur virozë, shihet nga analizat. Djali është “rrokullisur” më kot për disa ditë.

U humbën 10 ditë kohë. Nga analizat, rezultonte se djali ka pasur infeksion bakterial. Edhe kur është bërë diagnoza e duhur, ilaçet kanë qenë të pamjaftueshme. Iu dha antibiotik i ulët.

Fataliteti për raste të tilla është thuajse i përjashtuar, nëse djali do trajtohej siç duhet.

Nëse djali do të merrte trajtimin e duhur, do të kishte shpëtuar. Me anë të diagnostikimit të duhur, situata do të përmirësohej me kohën. Nuk mund ta dimë nëse djali ka vdekur nga miokarditi akut.