Është rritur në 8 numri i personave që kanë humbur jetën këtë vit në Greqi për shkak të virusit të “Nilit Perëndimor”.
Advertisements
Në deklaratën e bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik Grek (EODY), theksohet se në javën e parë të muajit gusht kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë për shkak të virusit.
Advertisements
Më tej në deklaratë informohet se në të njëjtën javë janë identifikuar 22 raste dhe se rastet më të shumta janë vërejtur në rajonin Thesali.
Bashkë me këto dy persona numri i vdekjeve për të shkak të virusit në vitin 2024 është rritur në 8, thuhet në deklaratën ku më tej bëhet vlerësimi se rastet do të rriten.
Advertisements