Vizita e zyrtarit të DASH-it, gazetari i njohur zbulon detajet: Ishte si një lloj mesazhi në formë mospajtimi për komisionin Antikorrupsion

by editor

Gazetari, Bledian Koka në një intervistë televizive u shpreh se vizita e zyrtarit të DASH-it për antikorrupsionin ishte edhe si një mesazh që dukej si një lloj frike nga autoritetet amerikane rreth objektit dhe subjektit që ka komisioni antikorrupsion.

Advertisements

Koka: Një nga mesazhet që ishte, ishte mostakimi me asnjë nga zyrtarët e lartë të qeverisë apo të komisionit të sapongritur.

Advertisements

Që do thotë se nëse vërtet ky komision do ishte në gjykimin e partnerëve tanë një komision i vlefshëm, atëherë besoj se do duhej të kishim edhe një adresim të drejtpërdrejtë.

Por nga ajo që dëgjova në intervistën për Zërin e Amerikës mu duk më shumë si një mesazh i kriptuar i cili shprehte shqetësimin për ngritjen e komisionit sesa një mbështetje për këtë komision.

Pra ai fliste për kryerjen e reformave dhe flistë në tërësi.

Më shumë e pashë si një mesazh inkurajimi për organet e drejtësisë.

Gati edhe një mesazh që duket sikur ka një lloj mospajtimi ose një lloj frike nga autoritetet amerikane rreth objektit dhe subjektit që ka komisioni antikorrupsion i cili zhvilloi edhe ditën e parë të punimeve.

You may also like