Lideri demokrat, Sali Berisha ka mbërritur në qendrën e votimit në shkollën “Kosova” në kryeqytet për të ushtruar të drejtën e votës.
Advertisements
Bashkëshortja e demokratit, Liri Berisha ka hasur probleme me identifikimin e shenjës së gishtit, gjithashtu e njëja problematikë është hasur dhe me Berishën.
Advertisements
Demokrati është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, djali Shkëlzen dhe bashkëshortja Armina Mevlani, nipërit e mbesat e tij.
“Së pari, sot të votojë cdo shqiptar, qytetar. Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.
Cdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar të sigurtë në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Pra do të kemi një ditë të dytë vere. Ndaj dhe njëherë thirrja ime, votoni, votoni, votoni”, është shprehur Berisha.