Vrasja e Bledi Petrajt në Angli, 22-vjeçari pranon krimin

by editor

Kozma Papa është shpallur fajtor për vrasjen e Bledi Petrajt, i cili ndërroi jetë pas një sherri në Enfield të Britanisë së Madhe.

Advertisements

Sipas komunikatës së policisë Metropolitane londineze të cilës i referohet Top Channel, 22-vjeçari nga Fairview Road, Cheltenham, doli para trupës gjykuese në 24 tetor, ku u deklarua fajtor për vrasje.

Advertisements

Atij i është caktuar masa e paraburgimit për t’u paraqitur për dënim në të njëjtën gjykatë të premten, më 6 dhjetor.

Policia dhe Shërbimi i Ambulancës së Londrës (LAS) u thirrën në orën 14:04 të së dielës, 4 shkurt për raportet për një goditje me thikë.

Advertisements

Në vendngjarje 37-vjeçari Bledi Petraj, i cili ishte nga Westcliff-on-Sea në Essex, u gjet i plagosur me thikë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në vendngjarje dhe në spital, ai fatkeqësisht vdiq atë pasdite.

Papa u arrestua nga oficerët e Met në një makinë që u ndalua në Hertfordshire po atë ditë. Ai u akuzua të nesërmen për vrasje.

Një 30-vjeçar, i cili gjithashtu u arrestua në kuadër të hetimeve, është lënë i lirë pa veprime të mëtejshme.

You may also like