Detaje të reja nga vrasja e Lulzim Vishës.
Advertisements
Hetuesit kane dale ne perfundimin se gezhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes përkojnë me armën që u gjet tek makina e djegur.
Advertisements
Gjithashtu arma qe u gjet gjatë kontrollit në banesën e Eduart dhe Ervis Lamit, eshte i njejti model me armen qe eshte kryer ekzekutimi i Lulzim Vishes ndaj po punohet per krahasimin e te dy armeve nese gjenden ngjashmeri.
Grupi hetimor po kryen hetime per gjetjen e gjurmeve ne 15 gezhojat qe jane gjetur ne vendin e krimit por edhe gjurme qe jane gjetur ne banesat e kontrolluara per te bere krahasimin.
Sakaq kushëriri i Ervis Lamit teksa është marrë në pyetje nuk ka pranuar konfliktin me familjen Visha.
Eduart Lami: Nuk kemi pasur konflikt me familjen e viktimës. Në dijeninë time nuk kemi pasur asnjë debat apo përplasje. Nuk e di për pjesëtarë të tjerë të familjes nëse kanë pasur konflikte me dy vëllezërit Visha. Por unë personalisht dhe nga ajo çfarë di unë nuk kemi pasur konflikte.
Deri më tani Eduart dhe Ervis Lami akuzohen për armëmbajtje pa leje, megjithëse kontrolli në banesën e Lamit u zhvillua pas dyshimeve se dy kushërinjtë mund të kenë pasur konflikte me familjen Visha.