Kryeplaku i fshatit Shënavlash, Azem Plaku ka rrëfyer në një intervistë televizive detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi vendin në fillim të muajit shtator, ku 34 vjeçari Esmerald Balla vrau babanë e tij dhe më pas në bashkëpunim me një 25-vjeçar e hodhi në pus.
Advertisements
“Për mua si kryeplak fshati është shqetësim. Se si ka ardhur ngjarja nuk e di. Lajmi del shumë shpejt, sikur Enver Balla u largua nga shtëpia me grua tjetër. Jam interesuar shumë herë. Unë e kam marrë vesh nga mediat.
Advertisements
Nëpërmjet mediave e mori vesh gjithë fshati. Unë e dija që ishte gjetur i gjallë, por jo.
Enveri i ka rritur me zor këta fëmijë, 3 çuna dhe 1 vajzë. Ai ka një fermë dhe duke çuar bagëtitë, do bëj dëm. Për hatër të fëmijëve ai është ngatërruar qoftë me Azemin, apo tjetër. Nuk di çfarë të flas”, tha ai.
Më tej, Azem Plaku rrëfeu se familjarët e Enver Ballës e kanë ditur këtë të fundit, gjallë deri në momentin kur policia ka gjetur trupin e pajetë.
Kryeplaku i ka bërë thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen e rëndë dhe të zbulojnë shkakun e vërtetë të vrasjes së 62-vjeçarit.
“I vëllai i vetë më tha: nuk ma merr mendja që vëllai të marrë lekët dhe të iki me tjetër femër. Kështu u interpretua. Ata deri ditën e fundit që u zbulua e dinin gjallë. Nuk është e paktë, një njeri të vritet kështu. Familja nuk ma merr mendja se e priste.
Ne na vjen keq për nipin se është në burg. Pasi kam qenë të shtëpia për vizitë, me vëllanë kam komunikuar. Ai ngre supet, se nuk ka çfarë të thotë.
Ai që ka kryer aktin i di të gjitha. Shteti duhet ta çojë ngjarjen deri në maksimum, ta çojë çështjen deri në fund. E vërteta duhet të dalë. Të zgjidhet çështja deri në një. Qoftë ky, qoftë Pëllumb Meta i kanë rritur fëmijët me mund. Enveri ashtu i rriti fëmijët, me sakrifica. Unë i njihja të dy, nuk na shkonte në mendje kurrë një gjë e tillë”, u shpreh Plaku.
62-vjeçari Enver Balla u vra nga djali i tij, Esmerald Balla i cili u ndihmua nga 25-vjeçari E.B., për transportimin e trupit të pajetë nga banesa drejt pusit, ku u gjet nga policia.
Gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 mijë lekësh.
25-vjeçari u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.
Ngjarja u zbulua një ditë më parë, ndërsa 34-vjeçari pas arrestimit ka pranuar krimin e rëndë. Ngjarja e rëndë fillimisht u denoncua në polici si humbje e të afërmit.