Jo vetëm nëna e tij Nors Marlapz, por edhe dy shokë të Mark Samson mund ta kenë ndihmuar 23-vjeçarin në fazat pas vrasjes së Ilaria Sulës.
Advertisements
Ndërkohë që e ëma e vrasësit ka pranuar rolin e saj në krim duke fshirë gjurmët e gjakut në banesë dhe është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës, ka dyshime se dy shokët e Mark mund të kenë kontribuar në asgjësimin e trupit studentes shqiptare, ose e kanë ditur për krimin dhe kanë mbrojtur 23-vjeçarin filipinas.
Advertisements
Gjëja e parë që ngre dyshime janë qelizat telefonike me të cilat është lidhur celulari i viktimës pas vdekjes së saj, kur Mark vazhdonte të dërgonte mesazhe për të mashtruar të afërmit dhe miqtë e Ilarias.
Qelizat e celularit të saj përputhen me vendbanimin e dy të dyshuarve të cilët tashmë janë marrë në pyetje nga hetuesit dhe kanë mohuar të gjitha akuzat. Por janë edhe vështirësitë që ka hasur Marku për t’u treguar efektivëve vendin e saktë se ku e kishte hedhur trupin e viktimës ajo që ngre dyshime.
Familja e Ilaria Sula, nëna e saj Gezime, babai i saj Flamur dhe vëllai i saj Luis në kortezhin me pishtarë në Terni të hënën e kaluar
Familja e Ilaria Sulës, nëna e saj Gezime, babai i saj Flamur dhe vëllai i saj Luis
Së fundi, ekziston hipoteza e mbulimit të krimit. Gjyqtari hetues shkruan: “Ekziston rreziku konkret që Samson mund të ndikojë në tek provat, telefoni i vajzës nuk është gjetur ende dhe dinamika e fshehjes së trupit të Ilarias s’është e qartë gjithashtu për shkak të rolit të një personi të tretë”.
Dhe gjyqtari shtoi: “Gjatë marrjes në pyetje, megjithëse pranoi se kishte dërguar një sërë mesazhesh te miqtë dhe babai i Ilaria-s, Samson në mënyrë të pashpjegueshme refuzoi të përgjigjej për postimin e publikuar në profilin e Ilaria-s në Instagram më 31 mars 2025”.
Përpjekja e fundit për të mashtruar: “Jam mirë. Ju faleminderit të gjithëve”, shkruhej në postimin në rrjetin social të viktimës. Ndërkohë hetimet janë duke u zhvilluar.
QELIZAT
Celulari i Ilarias nuk ka qenë aktiv që nga mbrëmja e 25 marsit, kur ajo shkoi në shtëpinë e ish-të dashurit të saj dhe zhduket.
Të nesërmen, kur supozohet se u vra sipas dëshmisë së Mark Samson (por që nënprokurori Giuseppe Cascini dhe prokurorja Maria Perna dyshojnë se vrasja ndodhi po atë mbrëmje) celulari i 22-vjeçares shqiptare bëhet aktiv në orën 10:19.
Në orën 14:36, sipas qelizave telefonike, ceulari dha sinjal në Via Torricella në Monte Porzio Catone, rreth 30 kilometra nga shtëpia e Mark, në orën 17:26 rreth 15 kilometra më larg, në varrezat e Zagarolos.
Më pas, ceulari sinjalizohet në Romë. Ndërkohë, makina e Mark Samsonit është regjistruar nga kamera e shpejtësisë në orën 18:18 në via Palestrina, në një vend që përputhet me atë ku është gjetur trupi në drejtim të Romës dhe në të njëjtën zonë në orën 18:35.
Celulari i Ilarias, shkruan gjyqtari hetues, pas kthimit në zonën e Romës vazhdon të gjenerojë trafik deri në orën 00.40 të datës 1 Prill 2024, në Via Tripoli 2 (që korrespondon me shtëpinë e Markut) dhe në San Giovanni Tuscolano, që korrespondon me vendbanimin e dy miqve të 23-vjeçarit. Telefoni dha sinjal për herë të fundit më 1 Prill në orën 03:05.
Dy shokët dyshohet se kanë ndihmuar Mark të zhvendosë trupin. Një rrethanë që del edhe nga fakti se vetë Marku ka hasur jo pak vështirësi në identifikimin e vendit ku u gjet kufoma.
RRËFIMI I KRIMIT
Më datën 2 Prill, Mark u dërgua në komisariatin e San Lorenzos për t’u marrë sërish në pyetje.
Ai përsëriti se nuk dinte asgjë për Ilarian, por kur oficerët i thanë se qelizat telefonike të celularit të viktimës ndodheshin në zonën ku jeton, ai rrëfeu. “Unë do t’ju çoj atje ku është ajo”, u tha ai pa shpjeguar se çfarë ndodhi me Ilaria.
“Samson dha udhëzime duke çuar në drejtim të rrugës që të dërgonte në territorin e Capranica Prenestina Monte Guadagnolo. Gjatë rrugëtimit ai tregoi vështirësi në gjetjen e rrugës së duhur derisa arriti t’i çonte në vendngjarje”.
Trupi i Ilarias është gjetur në shkëmb, ku dyshohet se u hodh më 26 mars, i mbështjellë me qese plehrash dhe i futur në një valixhe.
Dhe pikërisht në makinë me oficerët e policisë, Mark rrëfeu krimin e tij horror.