Vrau Martin Canin me thikë në zemër/ Autori 14 vjeçar transferohet në burgun e të miturve në Kavajë

by editor

Autori i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshatarit Martin Cani në shkollën “Fan Noli”, 14-vjeçari Mario Përlleshaj ka lënë ditën e sotme ambjentet e spitalit privat dhe është transferuar në burgun e të miturëve në Kavajë. Më parë u raportua se mjeku i spitalit privat ka zvarritur ekspertët dhe nuk ua ka dorëzuar epikrizën e 14-vjeçarit që mbahet nën masën e arrestit me burg.

Advertisements

Prokuroria e ka akuzuar Përlleshajn për dy vepra penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Seanca për masën e sigurisë u zhvillua më datë 22 nëntor në ambientet e spitalit.

Advertisements

Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin “Snapchat”, kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

Bazuar në imazhe, autori ndodhej në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë (persona të tjerë) marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.

You may also like