Zbuloni cili është vendi ku mund fitoni mbi 6 mijë euro në muaj, ja profesionet që kërkohen

by editor

Luksemburgu kërkon specialistë, por jo vetëm.

Advertisements

Një kërkesë që tërheq shumë, pasi paga mesatare në Dukatin e Madh është 73,418 euro në vit, rreth dy herë më e lartë se shumë vende të BE-së.

Advertisements

Po të kemi parasysh pagën 12 mujore, paga mesatare në shtetin më të vogël europian është 6118 euro në muaj, ndërsa paga minimale për një punëtor të pakualifikuar është 2570.93 euro, minimumi i përcaktuar me ligj.

Nuk është vetëm paga e lartë që e bën Dukatin e Madh kaq tërheqës: shkalla e papunësisë është më e ulëta e regjistruar në të gjithë Eurozonën, me një përqindje prej vetëm 5.7%.

Luksemburgu konfirmon edhe një herë veten si një nga vendet më tërheqëse në zonën evropiane, veçanërisht pasi kompanitë e mëdha ndërkombëtare të teknologjisë dhe financave kanë vendosur të hapin selitë e tyre në kontinentin e vjetër në Dukatin e Madh.

Tre mijë pozicione të zbuluara në vendin evropian. Ndër profilet më të kërkuara gjejmë ato në sektorin bankar, financiar, IT dhe shëndetësi.

Sektori i transportit dhe i pasurive të paluajtshme gjithashtu shpesh kërkojnë staf. Por ka nevojë edhe për ekspertë në mirëmbajtjen e banesave, si elektricistë dhe hidraulikë, të makinave për profilet e mekanikëve dhe specialistëve të gomave, si dhe në kujdesin e njerëzve, si kujdestarët dhe infermierët.

Në portalin evropian Eures mund të gjeni mbi 2800 reklama, edhe pa qenë nevoja e diplomave.

You may also like