Zyrtare/ Ilir Proda emërohet në krye të Policisë së Shtetit

by editor

– Këshilli i Ministrave ka miratuar emrin e Ilir Prodës për drejtues të ri të Policisë së Shtetit. Kjo u konfirmua nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë komunikimit me mediat, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Advertisements

Komisioni i Posaçëm që kaloi në “sitë” kandidaturat për kryepolic, i dorëzoi ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, ndërsa ky e fundit përzgjodhi Ilir Prodën, si kandidatin më të përshtatshëm për drejtimin e Policisë së Shtetit.

Advertisements

Kush është Ilir Proda, kreu i Policisë së Shtetit?

Me një karrierë të gjatë prej 19 vitesh, Ilir Proda, aktualisht mbante postin e drejtorit të Policisë Elbasan. Ai ka nisur hapat në policinë e Shtetit në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3.

Në vitin 2013, Porda u emërua shef komisariatit nr. 2 në Tiranë, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.

Tre vjet më parë, Proda mori gradën kryekomisar dhe u emërua zv.drejtor për hetimin e krimeve në Korçë. Më pas, po gjatë 2021, ai emërohet në po të njëjtën detyrë në Policinë e Elbasanit. Në Mars të këtij viti ai u emërua në krye të Policisë së Elbasanit.

Filtrat dhe verifikimet që kaluan kandidatët

Komisioni i Posaçëm kreu verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët duke kërkuar të dhënat përkatëse nga organet ligjzbatuese, si vijon: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH), Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Mbrojtjes (AISM)/abcnews.al

You may also like