Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Von der Leyen shprehet se Shqipëria në udhëheqjen e Ramës ka bërë përparime të mëdha drejt BE-së.
Presidentja e KE-së thekson se vendi i Shqipërisë është në BE, duke shtuar se mezi pret nesër të takojë Ramën në Tiranë.
Postimi i Von der Leyen në X:
I dashur@ediramaal, urime për fitoren tënde zgjedhore!
Nën udhëheqjen tënde, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt unionit tonë.
Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat në BE. Shqipëria e ka vendin në BE!
Mezi pres të të uroj personalisht nesër në Tiranë.