I FUNDIT

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrimi i telefonit të Elvis Roshit, policia tregon çfarë iu gjet tjetër në banesë!

Policia ka njoftuar për një operacion të kryer në kuadër të dyshimeve për krim zgjedhor.

Kontrolle banesë dhe jo vetë janë kryer për 5 persona, ndërsa emri që bie në sy është ai i ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshit, të cilit iu sekuestruar telefoni

Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet po vijojnë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. Rr., 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish”, thuhet në njoftimin e policisë.