Emri/ Plagoset me armë 28-vjeçari te ‘Komuna e Parisit, autori ia mbath pas krimit!

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë (18 maj).

Ngjarja ka ndodhur pranë një kioske, në zonën e njohur si ‘lulishtja’. I plagosuri është identifikuar si Kristjan Kaçorri, 28 vjeç.

Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Po bëhet këqyrja e vendngjarjes për sigurimin e provave, e pamjeve filmike, teksa pritet edhe dëshmia e të plagosurit për dinamikën dhe shkaqet.