Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka treguar se si është njohur me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, teksa është shprehur i impresionuar nga vizioni i këtij të fundit për të transformuar Shqipërinë.
Gjatë fjalës të mbajtur online në Forumin “Future Investment Initiative” që u zhvillua në Tiranë, Kushner, i cili është një nga folësit e Forumit, tregoi historinë se si është njohur fillimisht me kryeministrin Edi Rama.
“Pra, si të gjitha gjërat në jetë, çdo gjë merr rrjedhën e vet. Isha me pushime pasi u larguam nga qeveria (e SHBA) në verën e vitit 2021. Ishim në varkën e mikut tonë, Matt Rothschild, na morën në Mal të Zi dhe pastaj filluam të lundronim për në Korfuz dhe kaluam disa ditë në Shqipëri”, tregoi fillimisht Kushner.
Ai më pas tregon se një nga netët atje, kryeministri Rama i shkoi në jaht.
shpjegon Kushner – aq më shumë u dashuruam me atë që po krijonim dhe ndjenim se mjedisi ishte perfekt, por jo pa punën e shkëlqyer të ekipit në terren, partnerëve tanë në terren dhe Qeverisë, duke krijuar vërtet një mjedis shumë pro-rritjes”
Ai më pas kujton edhe situatën me gazetën amerikane New York Times, e cila ishte e para që publikoi projektin e Sazanit, dizajnuar nga Kushner dhe se si ishin ngritur pikëpyetje se ligjet po e favorizonin atë për të marrë këto hapa zhvillimorë në Shqipëri.
Po ai shpjegon se nuk dinte gjë për ligjet dhe këtë ia kishte pohuar gazetës amerikane. Më pas NYT pranoi se ndryshimet në ligjin shqiptar kishin ardhur për të rritur dhe zhvilluar vendin, për të inkurajuar investimet dhe ndryshimin.
“Po dëgjoja pak panelin e fundit dhe ata po flisnin për atë që duhet të ndodhë në mënyrë që vendet të rriten dhe qeveria në Shqipëri ka bërë të gjitha këto gjëra dhe kjo çon në investime që çojnë në prosperitet që çon në vëmendje, që çon në turizëm”, shpjegoi ai më tej.
Sipas Kushner, kjo çon në rritje të vendeve të punës, çon në rritje të pagave.