“SPAK tregoi forcën, askush nuk është mbi ligjin”, Meçe për operacionin anti-drogë: Njerëzit ndjenë dorën e drejtësis

Me operacionin kundër trafikut të drogës dhe lëshimi e 52 urdhër arresteve, SPAK tregoi forcën e tij mbi grupet kriminale, që veprojnë në Shqipëri dhe vende të tjera.

Kështu u shpreh analisti Arben Meçe në një studio televizive.

Ai theksoi se gjatë zgjedhjeve me ngritjen e Task Forcës kundër krimeve zgjedhore, SPAK përçoi frymën se kushdo që arrin të thyejë rregullat do të ndëshkohet, sipas parashikimeve të Kodit Penal.

“Goditja tregon forcën e SPAK, Mesazhi është i konsoliduar nga SPAK.

Nga vëmendja drejt problemeve elektorale, të cilat për hir të së vërtetës ishin prioritare, dhe strategjia e SPAK për të ndërtuar ato “task forcat” prodhoi një frymë, ku njerëzit ndjenin se përballë shkeljes së ligjit kishin dikë që të ndëshkonte realisht.

Tani u rikthye në atë misionin që ia kemi kërkuar vazhdimisht dhe e mbështesin kuptohet”, tha Meçe.