Arrestohet Xhevdet Plaku në Durrës, i shumëkërkuari u kap me disa persona në një lokal

Policia e Durrësit ka arrestuar shumë të kërkuarin Xhevdet Plakun i njohur me nofken “Akili”.

Ai rezulton një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i njohur për arratisjen e tij nga burgu në janar të këtij viti.

Pas arratisjes ai besohej se fshihej në Durrës.

Xhevdet Plaku ka qenë shënjestër e një antentati që më pas mbeti në tentativë.

Mësohet se në pranga kanë përfunduar edhe disa persona të tjerë.

Po ashtu janë gjetur armë zjarri pa leje. Oranews