I FUNDIT

E RËNDË në Vlorë/ I riu thyen masën “arrest shtëpie” dhe plagos me thikë 34-vjeçarin! (EMRI)

Policia e Vlorës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe goditi me thikë një34-vjeçar, e më pas i dëmtoi automjetin.

Kejvi Bendaj dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë të riun me iniciale B. B. dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Më pas, 34-vjeçari ka shkuar te banesa e Kejvi Bendaj dhe i ka dëmtuar makinën duke kërcënuar me një armë gjahu që e posedonte pa leje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja të Vlorë dhe policia ka arritur të ndërhyjë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. 34-vjeçari i plagosur mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa u procedua penalisht nga policia pasi kërcënoi me armë të riun, si edhe i dëmtoi mjetin.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Ndërhyrja e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet 2 shtetasve, në fshatin Panaja.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, vihet në pranga 28-vjeçari. Procedohet penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin. Sekuestrohet arma e gjahut e përdorur për kanosjen.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur në fshatin Panaja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë në kohë dhe parandaluan përshkallëzimin e tij, që mund të kishte sjellë pasoja të rënda.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 28 vjeç, banues në Panaja, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B (H)., 34 vjeç.

Shtetasi K. B. dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin B. B. dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Më pas, shtetasi B. B ka shkuar te banesa e shtetasit K. B., i ka dëmtuar automjetin dhe e ka kanosur atë, me një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje. Shtetasi B. B. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.