I FUNDIT

Ekzekutimi i Altin Arapajt me plumb në fytyrë, pas vrasësit arrestohen edhe 2 persona të tjerë! Ndodheshin në mjet me autorin e viktimën, ja roli i tyre

Pas arrestimit të autorit 46-vjeçar, Mikel Selimaj, si autor i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaj, policia greke ka vendosur në pranga edhe 2 persona të tjerë.

Dy të arrestuarit ndodheshin në të njëtin automjet me viktimën dhe autorin, kur ndodhi krimi.

Policia greke zbuloi emrin e autorit të vrasjes, 46-vjeçarin shqiptar Mikel Selimaj, pasi viktima kishte telefonuar bashkëshorten e tij para se të ndërronte jetë dhe i kishte treguar se kush e qëlloi me plumb në faqe.

Autori i krimit u gjet nga autoritetet në një apartament me qira ditore në zonën Glyka Nera.

Pronarja e apartamentit ku isht strehuar 46-vjeçari ishte përpjekur ta kontaktonte duke trokitur në derë, por pa marrë asnjë përgjigje.

Gruaja u shqetësua se burri mund të kishte humbur ndjenjat dhe u përpoq të hapte derën, por pa sukses. Ajo menjëherë njoftoi Policinë, duke deklaruar se ndoshta kishte një emergjencë.

Oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe i ranë ziles për rreth 20 minuta. Kur 46-vjeçari hapi derën, ishte qartësisht nën ndikimin e drogës.

Oficerët e policisë e njohën menjëherë nga fotografia që kishin dhe e prangosën. Në të njëjtën kohë, autoritetet kanë gjetur automjetin që dyshohet se është përdorur nga autori i krimit, brenda të cilit u gjet një gëzhojë dhe gjurmë gjaku të tharë.

Sipas informacioneve, autori e ka qëlluar viktimën brenda automjetit. Në të njëjtën kohë, u gjet një automjet i dytë, të cilin duket se ai e përdori gjithashtu për transportin e tij.

Mbrëmjen e së martës, viktima, autori i dyshuar dhe dy persona të tjerë u takuan në Artemidë. Ata hipën në një makinë të drejtuar nga autori i dyshuar i krimit dhe bënë një ndalesë të shkurtër në Rafinë.

Atje, autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë. 41-vjeçari arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, të telefononte gruan e tij dhe t’i tregonte asaj se çfarë kishte ndodhur, përpara se të jepte frymën e fundit.

Pasi qëlloi me plumb viktimën, autori i krimit u arratis me makinë. Si viktima ashtu edhe autori i krimit ishin të njohur për autoritetet vendase.