Ushqime të kontaminuara në kopsht/ Zbulohet një tjetër rast i ushqimit me salmonelë në Gramsh

Në një kopsht në Gramsh u zbulua ushqim i kontaminuar, që bëri që disa fëmijë të helmohen dhe të paraqiten me urgjencë në spital. Nga rasti në kopsht në qytetin e Gramshit, analizat konfirmuan se katër fëmijë ishin kontaminuar me salmonelë.

Në lidhje me ngjarjen, autoritetet e drejtësisë po hetojnë pistën kryesore që dyshohet se është shkaku i infektimit, kompania “Nelsa shpk” e cila kryen furnizimin me ushqim katering të kopshtit.

Vetëm pak orë pas publikimit të këtij lajmi, një tjetër raportim shqetësues mbërrin po nga Gramshi. Mësohet rasti është po në Gramsh, ushqimi i kontaminuar me salmonelë.