Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat dhe bashkëbisedim me gazetarët ka deklaruar se farsa elektorale e 11 majit është e koordinuar nga një kartel droge.
Berisha përmendi të ashtuquajturin ‘Kartel i Troplinit’, për të cilin tha se ëhtë i vetmi që ka një port të dispozicion, referuar Portit të Durrësit.
Kryedomokrati tha se një kandidat i këtij karteli që garonte në zgjedhjet e vitit 2021, mori edhe më shumë vota se vetë Edi Rama.
“Denoncoj sot farsën eektorale të kartelevë të drogës. Janë të koordinuara nga Ergys Agasi dhe përmbën një krim tjetër të shëmtuar. Dimension tipik të farsës elektorale të narkoshteteve. Kandidati i kartelit të Troplinit është një ndër më të fuqishëmit të kokainës në Ballkan dhe në Europë. Është i vetmi kartel me port në dispozicion dhe kontrollon Portin e Durrësit. Kontrollon me dhjetëra biznese. Një vit më parë u gjënd me miliona euro dhe nuk i ndodhi asgjë. Perandoria e Kartelit Troplini shtrihet deri në Europën e Veriut. Nxorri Arkend Troplinin me 5 mijë vota më të votuar se Edi Ramën në 2021. Shikoni se çfarë krimi mostruoz bën propaganda”,-tha Berisha