Djali i regjisorit të njohur shqiptar Piro Milkani, Eno Milkani, ka falënderuar mjekët e QSUT për shërbimin e tyre në ditët e fundit të jetës së babait të tij.
Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ai ka shprehur falënderime të përzemërta për të gjithë stafin mjekësor për përkushtimin dhe humanizmin me të cilin ata i shërbyen babait te tij gjatë ditëve të vështira për të dhe për familjarët.