Helmimi i fëmijëve, toksikologia: Rasti i Gramshit është mjaft i rëndë, dyshime për kushtet e ushqimeve

Një situatë alarmante ka ndodhur në Gramsh, ku disa fëmijë që frekuentojnë një kopsht publik janë helmuar me salmonelë, dyshohet nga ushqimi i konsumuar në institucion.

Për të kuptuar më shumë mbi këtë, toksikologia Suela Xhufi foli mbi efektet e bakterit të salmonelës.

“Rasti i Gramshit është mjaft i rëndë, por nuk dua të flas specifikisht për rastin në fjalë pas ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga hetimet e institucioneve shtetërore për ngjarjen.

Helmimi me salmonelë është një diçka e zakonshme pasi ndodh shpesh, pasi salmonela është një bakter që ndodhet rëndomë në ambientet tona.

Por ka disa kushte strikte që duhen ndjekur sidomos nga personat që merren me ushqimin, gatimin dhe mirëmbajtjen e tij, të cilat nëse do ishin zbatuar siç duhet nuk do të kishte ndodhur ky lloj kontaminimi tek fëmijët”, u shpreh toksikologia Suela Xhufi