Aksident i rëndë/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, njëri mjet përmbyset në rrugë (Detajet)

Dy makina janë përfshirë pasditen e sotme në fshatin Duhel. Mësohet se nga përplasja janë plagosur dy persona.

Mediat në Kosovë kanë ndarë pamje nga aksidenti teksa duket njëri mjet i përmbysur në rrugë.

Edhe mjeti tjetër ka marrë dëmtime të shumta.

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitë e Policisë së Kosovës, ambulanca dhe zjarrfikësja.

Të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësorë.

Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.