“U nis për ilaçet e mamasë në Itali”/ Gazetarja zbulon trekëndëshin Çopja-Alibej-Çela: Ishin shokë fëmijërie

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me përplasjet mes grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit, ku në qendër të hetimeve janë tre emra të njohur, Suel Çela, vëllezërit Çopja dhe Erion Alibej.

Gazetarja Aida Topalli e ftuar në një studio televizive argumentoi se protagonistët e ngjarjes kanë qenë miq të vjetër në fëmijëri, ku ka degraduar më vonë në një sërë ngjarjesh kriminale të rënda, përfshirë edhe atentatin e trefishtë në 2018-n. Më tej, Topalli ka dhënë detaje të reja referuar edhe dëshmisë së Alibejt sot në gjykatë.

Gazetarja, Aida Topalli:

“Ata kanë qenë shokë të ngushtë, janë rritur së bashku pothuajse në të njëjtën lagje, në lagjen e Kalasë në Elbasan. Në dëshminë e dhënë përpara Gjykatës së Posaçme, Erion Alibej ka treguar se rreth viteve 2006–2010, vëllai i tij kishte emigruar në vendet e BE-së, kryesisht në Holandë, ku ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme. Vëllai im nuk ka pasur asnjëherë një punë të ndershme jashtë shtetit.

Nuk jam përfshirë asnjëherë në aktivitetet e babait tim. Ai na la të vegjël dhe unë jam kujdesur për nënën. Shkova në Itali për të blerë ilaçet e nënës,” përmblodhi gazetarja.