Plagoset me thikë një person në zonën e Astirit, autori në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Astirit në kryeqytet, ku një burrë 41-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia e Tiranës bën me dije sot se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 6 kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin K. G., 45 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur viktimën me mjet prerës në këmbë.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, forcat policore po punojnë për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al