Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, ka dhënë para gjykatës detaje të reja mbi vrasjen makabre të Fridman Xhaferrajt nga Korça.
Ai rrëfeu se si anëtarët e bandës së Laert Haxhiut planifikuan dhe bënë vrasjen, duke lidhur dhe më pas mbytur viktimën në një rezervuar.
Tafani tregoi gjithashtu bisedat që zhvilluan gjatë rrugës drejt vendit ku do të hidhej trupi. “Ligori mori në celular Laertin dhe i tha se Klisman Xhaferri ka folur në celular me dikë për punë malli. Ndonëse ishim tek hoteli, Laerti na tha: ‘Çohu, do ikim në Korçë ta vrasim’”, rrëfeu ai.
Ai vijoi: “Kur u nisëm për Korçë, unë, Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë nga një garazh ku mbanin armët dhe një makinë me portobagazh. Ndaluam në Pogradec ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin, të cilët i morëm në makinë.
Gjatë rrugës, Laerti kërkonte vend ku do të hidhte trupin, ndërsa Bledari kishte chat dhe email. Pamë një rezervuar. Rrugës bënin edhe shaka, Marigleni i tha Laertit: ‘O lala, ma le ta bëj unë, të mësoj dorën’.”
Tafani theksoi se për çdo gjë që ndodhte, Bledari ishte në dijeni dhe se vetë ai kishte qenë i mpirë gjatë kryerjes së vrasjes në Tepelenë.
Kjo dëshmi hedh dritë mbi mënyrën e dhunshme dhe të organizuar me të cilën u ekzekutua Fridman Xhaferraj.
DËSHMIA E PLOTË E TAFANIT
Për vrasjen e Çajup Selimit unë mora 25 mijë euro, është bërë pas një jave. Ditën tjetër pas vrasjes në Tepelenë, në darkë kemi vrarë Firdman Xhaferrin.
Ligori i thotë Lulzimit merr litarin dhe armët dhe do ikim në Korçë për të vrarë Fridman Xhaferrin.
Arsyeja ishte se fliste në numër në telefon për çështje droge. Lulzimi mori pistoletë “TT” me dy fishekë. Merr edhe një “Ford Focus” (makinë) me portobagazh.
Unë, Laerti dhe Lulzimi jemi nisur për në Korçë. Para Korçës kemi ndaluar në Pogradec. Në ato zona takojmë Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin.
Këta i mori me vete me qëllim për të marre trupin e Fridmanit për ta hedhur.
Marigleni i thotë Laertit “O lala, ma le mua këtë të mësoj dorën” me qëllim për ta vrarë.
Fridman Xhaferri ishte nga Lushnja, ishte përdorues.
Fridmand Xhaferrin e kam pas në paraburgim ishte përdorues. E njihja ishte nga Plugu i Lushnjes. Ishte hallexhi, pa prindër. Ky rrinte me “Gjyshkën”, është nga Shkodra ky. Kur shkuam në Korçë kemi shkuar te shpia e Ligor Romaçkës.
Kushëriri i Ligorit shkon merr Fridmanin dhe e sjell tek ne. Hipi unë, Ligori, Laerti dhe Lulzimi e ikim për te rezervuari. Pamë vendin dhe Fridmani priste në makinë.
Unë, Laerti dhe Ligori kthehemi te shtëpia dhe morëm një litar dhe gomë makine me disk.
Laerti thotë “i thoni Fridmanit që do të shkojmë të bëjmë paketim hashashi”.
Kur shkoj atje, unë marr gomën me tubin, Laerti e kap nga qafa Fridmanin, i thotë “Si ishte ai muhabeti?!”.
Fridmani i kishte thënë avokatit, po nuk më nxori nga burgu do flas. Ai i thotë jo s’di gjë! Fridmani po qante. Ai thotë “aman më fal”.
Ai qante dhe thoshte o Marjus. Unë nuk mund të flisja. I gjuajti iher Lulzimi në kokë, por ai lëvizi kokën dhe iku plumbi tek këmbët tona.
Ligori e mbajti te koka dhe Lulzimi e gjuajti mbrapa kokës dhe plumbi ka rrëshkitur. Ai merrte frymë, e goditëm dhe pastaj e hodhëm në rezervuar. E nxori uji prapë, aty dha shpirt Fridmani.
Më pas e nxori nga uji dhe e lidhën me gur dhe e hodhën brenda dhe ikëm ne.